Zbulo të panjohurën

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus brenda ditës në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 764 raste të reja dhe 12 viktima nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.