Zbulo të panjohurën

13 viktima e 590 raste të reja për 24 orë në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 13 viktima dhe 590 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Gjatë 24 oreve të fundit janë testuar 1775 pacientë, prej tyre 590 rezultojnë pozitive, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën.”, tha Ramadani.