Zbulo të panjohurën

15 të vdekur nga COVID-19, 755 raste të reja dhe 553 të shëruar

15 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express

Në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 903 mostra, nga të cilat 775 kanë rezultuar pozitive dhe 553 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 775 raste pozitive”, njofton IKSHPK.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, bën të ditur IKSHPK.