Zbulo të panjohurën

16 viktima e 690 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 690 raste të reja me infeksionin COVID-19. Ndërkohë, edhe 16 kosovarë raportohet se kanë humbur betejën me këtë virus brenda një dite në gjithë territorin e Kosovës.

Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raporton 24-orësh.

E në vend raportohet të jenë shëruar edhe 377 kosovarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).