Zbulo të panjohurën

17 vjet nga trazirat e marsit, rrëfimi i një nëne që ju kishte vra djali i vetëm (Video)

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe djali i vetëm i kësaj nëne e cila shihet duke treguar se ai ishte djali i vetëm që kishte dhe tashmë kishte mbetur me 7 vajza.

Pavarësisht dhimbjes nga humbja e djalit, ajo dëgjohet duke bërë thirrje për qetësi.

“Mua djali më shkoj, dhimtë më të madhe kurrë skam pas, më shkoj djali pas shtatë vajzave, kam qef mu ndalu dhe nënave të mos ju vriten tjerë djemë”, thotë nëna që sapo kishte humbur djalin e saj./Magazina.al/