Zbulo të panjohurën

20 vjeçari Kujtim Fejzullahi ishte përkrahës “i flaktë” i Erdoganit

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.

Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake.

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim Fejzullahi dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019. Ai kishte qenë i dënuar me 22 muaj burgim.

Në profilin e tij në Facebook, Fejzullahu shihet se ka qenë përkrahës i presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai shihet se ka shpërndarë disa herë fotografi të presidentit turk duke shprehur haptas përkrahjen për të.

Ndryshe, pas sulmit, bastisje të shumta shtëpish u kryen në zonën e qytetit të Vjenës dhe gjithashtu në Austrinë e Poshtme.

I dyshuari thuhet se ka jetuar në një pronë komunale të strehimit në mes të qytetit.