Zbulo të panjohurën

22 vjet nga Masakra e Rrezallës – Që dy dekada kujdeset për varrin brenda të cilit nuk gjendet trupi i babait të vrarë

Shaban Deliu, ka dy dekada që kujdeset për një varr brenda të cilit nuk gjendet trupi i babait të vrarë.



Për këtë varr, kujdeset pothuajse çdo ditë.

Por në të, pavarësisht mbishkrimit, nuk gjenden eshtrat e babait të tij, Nezir Deliut.

Ky i fundit ishte në mesin e 98 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe me 5 Prill të vitit 1999, në Rezallë të Skenderajt.Reklamë

Ani pse tani kanë kaluar dy dekada pa ditur gjë se ku ndodhet trupi i familjarit të tyre, Shaban Deliu, e kujton në detaje ditën kur forcat serbe rrethuan fshatin Rezallë të Skenderajt.

Pasi vranë 98 civilët e pambrojtur, forcat serbe zhdukën edhe kufomat.

Trupat e disa prej tyre, u gjetën me pas në shtetin serb, në Rudnicë të Rashkës.

Por në mesin e tyre, nuk ishte edhe trupi i Nezir Deliut dhe dhjetëra të vrarëve të tjerë.

E tani familjarët, shpresa kanë që eshtrat e me të dashurit të tyre, të gjenden në lokacionin e ri të gërmimeve, në Kizhevak.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fvideos%2F446975066361256%2F&show_text=false&width=560

E në 22 vjetorin e kësaj masakre, homazhe në Rezallë të Skenderajt, ka bërë edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ky tha se s’ka paqe me shtetin serb, derisa këta të fundit t’i pranojnë krimet që i bëri në Kosovë.

Këtu për homazhe, ishte edhe i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Atje u panë edhe politikanë të tjerë që shkuan për homazhe si dhe qindra qytetarë.