Zbulo të panjohurën

22 vjetori i masakrës së Izbicës ku mbetën të vrarë 150 persona


Sot bëhen 22 vite që kur ndodhi masakra e Izbicës, ku u vranë 150 shqiptarë të Kosovës. Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skënderajt.

Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt.

Edhe pse forcat serbe ishin munduar të fshihnin krimin duke i zhvarrosur të vrarit e Izbicës, për t’i varrosur në lokacione të ndryshme nëpër Serbi e Kosovë.

Por këtë operacion e zbuluan satelitët e NATO-s, e cila organizatë ushtarake e nxori të vërtetën në pah. Përmes një konference për media të NATO-s, u njoftua për kryerjen e këtij krimi ndaj popullsisë civile.

Vrasjet në masakrën e Izbicës poashtu në aktakuzën e ngritur nga gjykata për krime lufte të Slobodan Miloseviç e të tjerëve, të publikuara më 26 maj 1999.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.

Sot në kompleksin memorial të Izbicës do të bëjnë homazhe krerët e shtetit në përkujtim të masakrës.