Zbulo të panjohurën

26-vjeçari shqiptar lë pa fjalë jurinë e ‘The Voice of Greece’ (VIDEO)

Shqiptari nga Tirana, Marselino Sherifi ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me zërin e tij.

Marselino Sherifi është prezantuar në konkursin e talenteve si këngëtarë dhe instrumentist dhe ja ka dalë të jetë pjesë e gjysmë finales, e cila do të jetë të premten më 5 shkurt.

Në prezantimin e parë mahniti jurinë me zërin dhe performancën në fizarmonikë, duke tërhequr vëmendjen e emrave të njohur si Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas që ndoqën me vëmendje interpretimin në fizarmonikë dhe zërin melodioz. Marselino Sherifi përzgjodhi trajneren Eleni Zouganeli, e cila nuk e fshehu entuziamin e saj për këngëtarin shqiptar.

“Faleminderit shumë të gjithë për mbështetjen tuaj. Mesazhet e shumta që më keni çuar më kanë prekur vërtet. Falë jush arrita të jem në gjysmë finale. Tani të shohim çdo të ndodh të premten”, shkruan Marselino në rrjetet sociale. / KultPlus.com