Zbulo të panjohurën

3 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe tre persona kanë vdekur nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga Gjakova (84 vjeç), Prishtina (76-vjeç) dhe Prizreni (78 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 249 raste pozitive nga testimi i 2291 mostrave, ndërsa janë shëruar 274 persona.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1523, i të infektuarve në 62.258, ndërsa i të shëruarve në 54.042.