Zbulo të panjohurën

Habit Anxhela Peristeri: Babai im është grek, pres mbështetjen e Greqisë në Eurovision (Video)

 

Këngëtarja Anxhela Peristeri, ditë më parë ka fituar edicionin e 59-të në Festivalin e RTSH-së, duke fituar edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2021.

Këngëtarja do të këndojë këngën “Karma” në Eurovision, ndërsa në një intervistë në gjuhën greke ajo ka bërë të ditur se do të këndojë shqip në festivalin evropian që mbahet në maj të vitit 2021.

Në këtë intervistë këngëtarja ka treguar edhe rrënjet greke dhe lidhjet e forta që ka me Greqinë, ndërsa ka thënë se babai i saj është grek nga Epiri i Veriut, transmeton Magazina.al

“Kam lindur në Korcë dhe jam rritur në Korcë dhe Tiranë. Jemi shprengulur në Greqi kur unë isha 20-vjecare. Babai im ka rrënje greke dhe prandaj mbiemri im është Peristeri. Ai është nga Epiri i Veriut”, ka thënë këngëtarja në këtë intervistë.

Gazetarja shprehet e lumtur që do ta kenë këtë vit edhe një gjysëm-greke në Eurovision, ndërsa këngëtarja ia kthen se pret përkrahjen e Greqisë pasi është e dashuruar me këtë vend./Magazina.al/