Zbulo të panjohurën

Kusari: Është vetëm ëndërr e Isa Mustafës që LDK të del e para në zgjedhje

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje do të ketë rritje.

E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo ka komentuar edhe deklaratat që LDK-ja do të del e para në këto zgjedhje, derisa ka thënë se kjo është vetëm ëndërr e kreut të këtij subjekti, Isa Mustafës.

Kusari ka thënë tutje se LDK rrezikon të dal e treta në zgjedhje.

“Kjo është ëndërr e zotit Mustafa. Shanca teorike nuk ka që LDK të dal e para. Nëse del e dyta do të ketë sukses. LDK rrezikon të jetë e treta në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Kusari ka uruar që Vetëvendosje ta kalojë 50 për qindëshin në këto zgjedhje, në mënyrë që sipas saj, të krijoj një stabilitet politik e të realizoj programin qeverisës.