Zbulo të panjohurën

Edhe familjet e dëshmorëve në përkrahje të Ferat Shalës

Përkrahja për kandidatin e PDK-së për deputet, Ferat Shala, po vazhdon në komunën e Drenasit dhe me gjerë. Në mbështetje të ish eprorit të UÇK-së, tashmë janë edhe familjet e dëshmorëve. Gjatë ditës, Shala ka vizituar familjen Bajraktari nga Çikatova e Re e Drenasit ku është takuar me djalin e dëshmorit të UÇK-së, Halim Bajraktari.
Shala gjatë kësaj vizite dhe takimit me djalin e dëshmorit që ka trasheguar emrin e babait, ka folur për virtytet e larta kombëtare dhe njerëzore që ka pasur Halim Bajraktari, cilësi këto që i ka tresheguar edhe Halimi i Ri

Postimi i Ferat Shalës

Me Halim Bajraktarin e Ri.

Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit.

Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”.

Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj.

Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare.