Zbulo të panjohurën

A e ka siguruar Kosova vaksinën? – përgjigjet Kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova qëndron para vendeve të rajonit për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Deri më tani janë tri vaksina të zbuluara dhe që pritet të marrin miratimin për përdorim botëror në luftën ndaj Covid-19.

“Qëndrojmë para shteteve të rajonit”, thotë Hoti për sigurimin e vaksinës, raporton Gazeta Express.

“Momentalisht, përveç atyre 20% të vaksinave që na ka siguruar OBSH nuk kemi të siguruara tjera. Megjithatë po bëjmë të pamundurën që të kemi këto vaksina”, shtoi ai.