Zbulo të panjohurën

A ka masa të reja, flet ministri Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid19 bëri të ditur se do të vazhdohet me masat e njëjta në fuqi.

Por, Zemaj paralajmëroi se nëse rritet numri i të infektuarve deri në fund të javës do të ndërmerren masa të reja kufizuese.

“Të shtohet intensifikimi i mbikëqyrjes nga shtabet lokale që është tepër e nevojshme duke marrë parasysh se grumbullimi i qytetarëve ka tejkaluar numrin, për të lejuar zhvillimin e jetës normale”, tha ai.

“Sipas nevojës dhe përmbylljes së javës do të jemi shumë të përgjegjshëm në ndërmarrjen e masave kufizuese për çdo eventualitet të rritjes apo mbingarkesës spitalore”, tha ai.