Zbulo të panjohurën

AAK-ja e quan të çuditshëm vendimin e Kushtetueses, thonë se ende nuk kanë kandidat për kryeministër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po e vlerëson të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se se ky vendim është i çuditshëm, ngase edhe më parë kanë votuar deputetë me masë të njëjtë dënimi.

“Është një vendim i çuditshëm i cili ka me qenë edhe rast studimi për juristët e rinj, pasi që edhe më parë kanë votu deputetë me masë të njëjtë dënimi”, është shprehur Haradinaj ndër të tjera.

Ai ka thënë se AAK-së i duhet ende kohë për të dalë me një emër të kandidatit për kryeministër. Por, Haradinaj është shprehur se AAK-ja do të dalë me një listë të fortë për zgjedhjet e ardhshme.

I njëjti ka thënë se është ende herët të flitet për koalicione parazgjedhore.

“Na duhet pak kohë me vendosë bashkë me strukturat se kush do jetë kandidat për KM. Vetëm mund t’ju them që AAK do vjen me një listë shumë te fortë për të fitu.

Është ende herët me folë për koalicione parazgjedhore”, është shprehur Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këto momente është duke mbajtur takim për të vendosur nëse do të shkojnë në takimin e thirrur nga ushtruesja në detyrë e presidencës Vjosa Osmani për t’u konsultuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme