Zbulo të panjohurën

AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti e Osmani

Aleanca për Ardhmërinë  Kosovës (AAK), ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e Presidentit Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

Në takim me dyshen, AAK-ja do të përfaëësohet nga lideri i partisë Ramush Haradinaj.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini në një konferencë me gazetarët.

Gjini më tutje tha që ende nuk kanë vendosur nëse do të qëndrojnë në sallë në kohën kur pritet të votohet presidenti i vendit.

Kandidat për president nga kjo parti është Ramush Haradinaj.