Zbulo të panjohurën

Abdixhiku: Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ide të gabuara.

Sipas tij qytetarët duhet ta shohin se prej çka është ai i ndërtuar në politikë. Ai tha se idetë e Kurtit për zhbërje të shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara.

“Për bindjet e mija idetë e majta janë të dëmshme për Kosovë, idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara. Është platformë politike këtë e kemi të qartë tani po besoj, në qoftë se ka ndonjë parti që e respekton rendin Kushtetues dhe shtetësinë e Kosovës është LDK-ja”, tha Abdixhiku në Rubikon.

“Në faktin e ngritjes së republikës së tretë e çështjes së bashkimit kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues së Kosovës këto janë deklarata te qarta nuk kam dyshim se këto janë platforma të ndonjë partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”, shtoi ai.