Zbulo të panjohurën

Abdixhiku mbledh deputetët për të diskutuar për votimin ose jo të presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur deputetët e kësaj partie për të diskutuar lidhur me vendimin për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ky takim vije pas atij të së hënës ku është mbledhur Kryesia e kësaj partie.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë nënkryetarët e partisë dhe sekretari organizativ i LDK-së

Pas takimit kryetari i LDK-së do të deklarohet për medie.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri të hënën kishte thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe se janë duke punuar që të dalin më një vendim unanim.