Zbulo të panjohurën

Abdixhiku thumbon Vjosa Osmanin: Rugovizmi në VV është oksimoron

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fryma ideologjike e rugovizmit nuk mund të bartet tek një parti me bindje ideologjike të majta, sikundër është Lëvizja Vetëvendosje.

Abdixhiku këto deklarata i ka bërë në emisionin ‘Pressing’, teksa ka vlerësuar se deklarimet që VV’ja e përfaqëson rugovizmin është oksimoron, shkruan Gazeta Express.

“Të flasësh për rugovizmin brenda VV është oksimoron. S’mund të ketë LDK. LDK’ja nuk mund të jetë nën ombrellën e Lëvizjes Vetëvendosje, është kundërthënie”, deklaroi Abdixhiku.