Zbulo të panjohurën

Abelard Tahiri akuzon rëndë Vjosa Osmanin: Ia humbi zgjedhjet LDK-së qëllimisht

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar tashmë u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, ish-kandidate për kryeministër nga radhët e LDK-së, për mënyrën e bërjes së fushatës përgjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tahiri, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka deklaruar se duhet studiuar mënyra se si LDK-ja me Vjosën humbi zgjedhjet.

“LDK e ka pasë një epërsi të madhe në zgjedhje ndaj LVV-së. Fushata e gabume e LDK-së, si dhe mesazhet e gabuara në të e kanë bërë që të bie nga 30% në 24%, ndërsa Albini me u rritë nga 22 në 25 për qind”, ka thënë ai.

Sipas tij, LDK krijoi rehati nga sondazhet para zgjedhjeve të fundit qendrore.

“Kur të vjen momenti, kur të vendosin të gjitha partitë me e mobilizu bazën e tyre, ajo është situatë tjetër. Nëse ne kishim nejt komod në sondazhe që i kemi marrë më 23 gusht, PDK do kishte 3 deputetë më pak”, shtoi ai.