Zbulo të panjohurën

Adriana e krahason lidhjen e saj me Keith me atë të profetit Muhammed me Hatixhën

Aktorja e njohur shqiptarë njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, lidhjen e saj me Keith Owen Groeneveld, e ka krahasuar me atë të profetit Muhammed Alejhi Selam me Hatixhën, njofton Klan Kosova.

Këtë krahasim e bëri për shkak të diferencës në moshë që ka me të dashurin afrikan, njësoj sikur që e kishte Muhammed-i me Hatixhën.

Në një postim të ri në Instagram krah dashurisë së saj, një komentuese i tha: “Nuk është në edukatën time të paragjykoj, port ë paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse.

Adriana nuk hezitoi të replikonte madje i shpjegoi komentueses se profeti Muhammed Alejhi Selam edhe pse e kishte gruan më të vjetër në moshë, kishte jetë të lumtur bashkë.

“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, tha ajo.

No description available.

Nëse nuk e dini, Keith ësht 19 vjet më i ri se Adriana, por pavarësisht kritikave, ata vazhdojnë të ndajnë copëza nga jeta e tyre private, me njerëzit që i ndjekin dhe i duan.

Kujtojmë se deputetja ka katër fëmijë tashmë të rritur, nga martesa e parë.