Zbulo të panjohurën

Agim Veliu përmendi emrin e Kujtim Shalës si kandidat për kryeministër nga LDK, reagon ashpër Avdullah Hoti

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda partisë për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.


Por, Veliu e përmendi emrin e Kujtim Shalës si kandidat i mundshëm për kryeministër gna LDK.

“Nuk po përmendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e përmendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar), ka thënë Veliu pas pyetjes së drejtuesit të emisionit Pressing, se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër.

Por siç duket ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri në detyrë,  Avdullah Hoti, që poashtu mban pozitën e nënkryetarit të LDK-së, duke thënë se emri  i kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.