Zbulo të panjohurën

Agnesa Vuthaj flet për videon ku ishte parë me miliarderin 57-vjeçar në aeroplan privat (Video)

Që nga paraqitja e saj e parë, ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj jetën private është munduar ta mbaj gjithmonë larg publikut, ndërsa vazhdimisht ka përsëritur se nuk është në lidhje dashurie.

Jo shumë larg, Agnesa kishte bërë bujë pasi ishte parë në aeroplanin privat të miliarderit indian Chetaan Sandesara.

Në këtë video, bukuroshja kosovare degjohej duke xhiruar miliarderin 57-vjeçar dhe duke i thën “Thuaj diçka” në gjuhën angleze.

Por sot Agnesa ka mohuar se ka pasur lidhje me indianin i cili jeton në Nigeri e me të cilin mendohet se ishin njohur në Dubai, shkruan Magazina.al

Në emisionin NIN, ish-missi tha se me Sandesarën ka pasur vetëm raport pune, ndërsa raportimin e ka quajtur seksist, pasi sipas saj, lajmi është bërë vetëm se ajo është femër.

“Unë kam reaguar në rrjetet sociale sepse kam menduar se ka qenë një shkrim seksist, kam reaguar për fenomenin jo për rastin. Kam menduar se sikur një djalë i rritur do të ishte me një grua në një avion privat nuk do bëhej lajm.Nuk ka qenë e vërtet ka qenë një raport pune:, ka thënë Vuthaj sonte në emision NIN.

Ajo nuk ka mohuar as pohuar se është në një lidhje dashurie duke u shprehur se “Jam e mbushur me dashuri”./Magazina.al/