Zbulo të panjohurën

Ajazi: Do t’u plotësojmë kërkesat që u kanë munguar qytetarëve që 5 vite

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga iniciativa “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka thënë se janë bashkuar në këtë platformë pasi i plotëson kërkesat dhe pritshmërit e qytetarëve të kësaj komune.

“Siç e dinë opinioni kandidatura ime ka ardhur si rezultat, i nominimit të degës së Partisë Demokratike në Drenas, dhe mos konfirmimit nga kryesia qendrore, në këtë rast ne si struktura të degës së partisë jemi organizuar në platformën “Demokratët për Drenasin”, në mënyrë që ti ofrojmë qytetarëve të komunës së Drenasit një platformë që i plotëson kërkesat dhe pritshmërit e qytetarëve të komunës së Drensit, ato që ju kanë munguar tash e pesë vite”

“Sepse ne edhe si strukturë e PDK-së e kemi ngritë si çështje në tona forumet tona të brendshme keq qeverisjen nga kryetari aktual, mirëpo të gjitha kanë hasur në vesh të shurdhër”, tha Ajazi në Prime Time.