Zbulo të panjohurën

Ajazi i dërgon një mesazh Lladrovcit me fotografinë para komunës

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Drenasit, përmes një fotografie i ka dërguar një mesazh, kryetarit aktual Ramiz Lladrovcit.

Pas një aktiviteti me rininë e Drenasit, Ajazi ka bërë një fotografi para komune duke e paralajmëruar Lladrovcin se shumë shpejt ky objekt do të jetë vend i punës për Ajazin dhe ish vend i punës për kryetarin aktual.

Përmes një postimi në facebook, Ajazi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me rininë e qytetit dhe aty, sic ka thënë ka kuptuar se po e vëren entuzjazmin e fitores.

Ky është postimi i Ajazit:

Entuziazmi i fitores po vërehet në çdo cep të Drenasit. Kjo u deshmu edhe sonte në takim me rinin e Drenasit. Është shumë motivuese kur i shohim të rinjtë tanë të bashkuar rreth Demokratëve për Drenasin, për ndryshimiin e madh që po i vjen komunës tonë.

Më 17 tetor, rinia do t’i tregojë këtij pushteti se sa e etur është për ndryshimin, pa të cilin dot nuk u hapet perspektiva.

Nuk ka burim më të madh energjie, sesa rinia jonë, me të cilën jam shumë krenar. Unë jam i vetëdijshëm se kanë dije, ide e vullnet për ta bërë Drenasin shumë më të mirë e më të jetueshëm

Si Demokratë për Drenasin do t’u japim mundësi, hapësirë veprimi dhe mbështetje më shumë se gjithësekush tjetër. Këtë do ta kenë pas të dieles, kur ndryshimi i madh do të ndodh.

Kjo është koha jonë. Koha për t’i dhënë trajtim meritor rinisë.

#Voto182

#KjoËshtëKohaJonë!

#DemokratëtPërDrenasin

#DritoniPërDrenasin