Ka vazhduar fushata derë me derë e kandidatit për kryetar të Drenasit, Driton Ajazit. Ai të premtën mbrëma ka qëndruar në fshatin Gllobarë. Ajazi është befasuar nga pritja që I kanë banorët e këtij fshati.
“Mobilizimi për ndryshim që e pamë këtu, sikurse gjithandej komunës sonë, na jep garancë për fitore madhështore më 17 tetor”, ka shkruar Ajazi.

Ky është postimi i Ajazit:
Ditë të mira po vijnë për Gllobarin dhe gjithë Drenasin.
Mobilizimi për ndryshim që e pamë këtu, sikurse gjithandej komunës sonë, na jep garancë për fitore madhështore më 17 tetor.
Projekti ynë për transformimin e Drenasit përfshin investime në Gllobar, të cilat ndjeshëm do ta rrisin kualitetin e jetës së qytetarëve. Infrastruktura bazë e rregulluar, zgjerimi i hapësirave të ujitjes, zona biznesore që prek pronat ngjitur magjistrales, si dhe investimet tek pishat e Kamenicës, janë disa nga zotimet tona për mandatin 4 vjeçar.
Vota e 17 tetorit, është votë për zëvendësimin e politikave degraduese të pushtetit në ikje, me politika për transformim të komunës sonë.