Dy persona kanë marrë lëndime të rënda në një aksident në fshatin Shkabaj në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmi gjithashtu është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se bëhet fjalë për një aksident zinxhiror. Sipas tij janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuat dëme materiale.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zingjiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ai.
Ndërkohë pas këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.