Zbulo të panjohurën

Aksident i rëndë tek AKI-ja, brenda ishte gazetari i njohur i T7

Gazetari i njohur i T7, Amir Mjeku është aksidentuar sonte në hyrje të Prishtinës, para ndërtesës së AKI-së.

Reporteri.net ka raportuar për aksidentin ku vetura e tij ishte rrokullisur në mes të rrugës.

Vet Mjeku pas aksidentit ka njoftuar se ai ka qenë në veturën e aksidentuar.
“Sonte, dashti fati qe une me kane brenda ksaj veture. Fati mire qe pa asnje te lendum????????
Njo e di, qe ato zhurma edhe rrokullisje brenda pak sekondash, e qe mu doken ore te tana, s’ka mi harru kurre. E edhe ndjenjen qe s’mundesh me ba sen, pos me prit deri te ndalet”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje për kujdes.