Zbulo të panjohurën

Aksident trafiku në rrugën Komoran – Drenas, lëndohen dy persona

Në mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident trafiku.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, u shprehë ajo.