Zbulo të panjohurën

Aksidenti me fatalitet në Rrugën e Kombit, i aksidentuar edhe reperi i njohur nga Kosova

Në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sonte në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ka qenë pjesëmarrës edhe reperi nga Kosova, Diamant Sinanaj, i njohur për publikun si “BlackLion”.

Pas aksidentit, Gazeta Korrespodenti ka arritur të kontaktojë me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

LEXO EDHE:  Kikës i del video në shtrat me konkurentin e “It’s my love” (Video)

Në aksidentin me fatalitet që ndodhi sonte në afërsi të Rrëshenit në Rrugën e Kombit, ka vdekur një përson, i cili me veturën e tij të tipit BMW është përplasur me një kamion, pastaj është përplasur edhe me një veturë të tipit Renault.

Në veturën Renault, pamje të cilat mund t’i shikoni në videon e më poshtme, është ndodhur reperi kosovar Diamant Sinanaj.

Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në videon tjetër, poashtu të siguruar nga Korrespodenti, shihen pamje të ekipeve të shpëtimit, të cilët bëjnë përpjeke për të shpëtuar personat e tjerë në këtë aksident. Nga pamjet mund të shihet se kemi të bëjmë me një aksident tejet të rëndë.