Zbulo të panjohurën

ALARMANTE: 963 raste të reja e 13 viktima nga Covid 19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë paraqitur edhe 963 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportin 24 orësh të këtij të fundit.

Ndërkohë, betejën me Covid 19 e kanë humbur edhe 13  kosovarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).