Zbulo të panjohurën

Albin Kurti e bën zemrën guri, e veshi fanelën e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës në hotelin “Emerald”.Kryeministri Kurti përveç një bashkëbisedimi të këndshëm me futbollistët dardanë, ka zhvilluar takim edhe me presidentin Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes, nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtares…, Muharrem Sahiti dhe kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti përgëzoi djemtë dardanë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për botërorin “Katari 2022”.Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar gjithë popullin.Ai u shpreh i lumtur që në kampin e dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garanci për suksese të reja.Nga ana tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen ndaj Ekipit Kombëtar dhe i dhuroi një fanellë të ekipit. Ndërkaq, në emër të futbollistëve kryeministrin Kurti e përshëndeti kapiteni Samir Ujkani, i cili falënderoi institucionet dhe tërë popullin për përkrahjen e madhe që i japin Ekipit Kombëtar, duke u zotuar se do të japin edhe më tej maksimumin në fanellën e shenjtë dardane.