Zbulo të panjohurën

Albin Kurti nuk terhiqet, konfirmon se do te jete bartes i listes se LVV-se

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Facebook.

Kurti tha se ai është bartës i listës së VV-së, shkruan Gazeta Express.

“Këshilli i VV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Kosovës nga VV në këto zgjedhje. Është ndër dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë, numër 2 është Vjosa Osmani, numër 3 Glauk Konjufca..”, tha Kurti.