Zbulo të panjohurën

Aliu: Aksioni i sotëm i policisë në Ferizaj më seriozi në dy dekadat e fundit

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka folur rreth aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, e ku 12 persona përfunduan në pranga, përfshirë edhe tetë zyrtarë komunal. Ai tha se aksioni i sotshëm i policisë në këtë qytet është ndër më seriozët për ndaljen e degradimit të pyjeve, shkruan Gazeta Express.

“Ky është aksioni më serioz në këto dy dekada që kanë ndodhur në qeverisjet jo vetëm në Ferizaj por edhe në komunat e tjera për degradimin e pyjeve. Ky aksion ka të bej me degradimin e pyjeve dhe bjeshkëve të territorit të Ferizajt. Ky aksion është bërë edhe pas disa veprimeve paraprake. Ne kemi marr disa masa duke menduar që ato po ndalon por që ishin të pa suksesshme”, ka thënë Aliu, në emisionin “Frontal”, në T7.

Më tutje Aliu tha se i mbetet Gjykatës dhe Prokurorisë që të vendos lidhur me veprën penale që ata kanë kryer.

“Sigurisht se arrestimi i këtyre tetë zyrtarëve të komunës është bërë si rezultat i asaj që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Kjo i mbetet prokurorisë dhe gjykatës që të vendosin në bazë të provave që kanë sekuestruar”, deklaroi ai. /Express