Zbulo të panjohurën

Ankohet mërgimtari: Në emër të KQZ-së, po na thërrasin nga Londra

Besar Obrazhda që jeton në Itali është ankuar për padrejtësitë që sipas tij po ua bën KQZ-ja.

Ai ka thënë se procesi i votimit me postë nuk po shkon siç është thënë dhe se shumë votues po kanë telashe.

Obrazhda në Frontal në T7 ka thënë se ka pasur raste kur mërgimtarët kanë pranuar telefonata në emër të KQZ-së, por ato telefonata janë bërë nga Londra.

“Por, kjo puna e telefonatave është bërë si call center. Disa kanë pranu telefonata me hyrje të Londres në Itali. Padrejtësi na kanë ba nga KQZ, por do të vijmë me votu me 14 shkurt. Unë me disa shokët mi do të nisem të premten që të votoj”, ka thënë Obrazhda në Frontal