Zbulo të panjohurën

Anxhela Peristeri jep premtimin, do ta merr flamurin e Kosovës në Eurovision

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, është duke bërë përgatitjet për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

Këngëtarja ka premtuar se në Rotterdam të Holandës ku do të mbahet Eurovisioni i këtij viti, do ta merr edhe flamurin e Kosovës në shenje mbështetje për shtetin e ri i cili nuk po arrinë të sigurojë pjesëmarrje në këtë festival, shkruan Magazina.al

Këngëtarja gjatë intervistës në emisionin NIN të Alaudin Hamitit, është pyetur nga “Eurovision Kosovo” edhe nëse mund ta merr flamurin e Kosovës në Eurovision si shenjë mbështetje, për çka ajo nuk ka hezituar të përgjigjet “Patjetër që po, pse jo!”.

Mbetët të shihet nëse këngëtarja do ta mbajë premitimin e dhënë kosovarëve./Magazina.al/