Zbulo të panjohurën

Arben Vitia e Shpejtim Bulliqi bëjnë fushat në Podujevë, pa maska e pa distancë

Lëvizja vetëvendosje ka nisur fushatën për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.


Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku më kandidatin për kryetar të kësaj partie Shpejtim Bulliq dhe deputeten Fitore Pacolli, janë parë duke bërë fushatë nëpër shtëpia private në Podujevë.

Ata shihen brenda shtëpive të qytetarëve pa maska dhe pa distancë.

Siç shihet në foto Bulliqi e ka lëshuar maskën në fyt, ndërsa Vita e mbanë maskën në dorë, derisa janë të ulur shumë pran njëri tjetrit.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës do të mbahen me 29 nëntor të këtij viti.