Zbulo të panjohurën

Arrestohen edhe 4 shqiptarë për sulmin terrorist në Vjenë: 2 nga Kosova e 2 nga Maqedonia

14 persona janë prangosur pas sulmit terrorist në Austri, ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 


Ndërkohë, njëri nga autorët kryesor të sulmit, shqiptari Kujtim Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pak minuta pas sulmit.

Kujtim Fejzuli nuk kishte vepruar i vetëm. Ai kishte pasur bashkëpunëtorë, në mesin e tyre edhe katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut, shkruan Reporteri.

Reporteri.net qysh gjatë natës së mbrëmshme raportoi se dy të arrestuarit e dyshuar për sulmin e përgjakshëm në Vjenë janë nga Kosova, ndërkohë që sot në media janë publikuar edhe fotografitë dhe identiteti i të dyshuarve të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia.

Arijanit Fetaj, i lindur në Reçan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.

Përpos Fetajt, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu i lindur në Ferizaj.

Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.

 

Ndryshe, përkundër faktit se 14 persona u arrestuan në lidhje me këtë rast, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.

Përpos të dyshuarve kishte edhe viktima shqiptarë në mesin e të vrarëve. /Reporteri.net