Zbulo të panjohurën

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçarit në Gradicë të Drenasit

Mbrëmë është raportuar për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit, ku i vdekur mbeti një 15-vjeçar dhe është plagosur rëndë babai i tij Bekim Muja.

Ndërsa tani, Indeksonline mëson ekskluzivisht se është arrestuar Xhafer Bardiqi, i dyshuari për vrasjen në Gradicë të Drenasit.

I dyshuari për vrasjen në Gradicë është arrestuar nga Policia e Kosovës pas masave të shpejta operative.

Ndryshe, rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.

Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).

Njëti nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”.