Zbulo të panjohurën

Arrestohet si i dyshuar nipi qe raportoi ne polici se gjushi beri vetevrasje

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar masën e paraburgimit për D.I., i cili dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij, K.I.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se dyshohet që nipi e ka goditur 12 herë me thikë gjyshin e tij.

“Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, fillimisht nipi ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, ndërkaq prokurori ka bërë ricilësimin e veprës nga “Vdekje e dyshimtë” në “Vrasje të rëndë”.

“Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar ankuesin, tani në cilësi të të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.