Zbulo të panjohurën

Arrestohet Vali Corleone, fillimisht iu bastis shtëpia

Personazhi i njohur për publikun, Vali Corleone është prangosur dje pasi fillimisht është bërë bastisja e shtëpisë së tij, raporton Gazeta Express.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit Corleone është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, teksa ka dhënë detaje se çka u gjetë në shtëpinë e tij.

“Arrestimi i tij ka ndodhur dje më datën 14, është bastisur shtëpia e tij. Është gjetur një armë automatike, 118 fishekë dhe substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë prej 2.9 gram”, tha Kadriu për Express.