Zbulo të panjohurën

Arrin kontigjenti i parë i votave nga diaspora

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së ka njoftuar se të shtunën ka arritur kontigjenti i parë me vota nga diaspora.

Ai ka thënë se kanë arritur 3 000 mijë zarfa nga posta e shpejtë.

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 000 zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontigjenti i parë. Jemi në fazën e furnzimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndar kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë shtypja e fletëvotimeve dhe nuk kemi pasur mundësi të shkojmë t’i shohim nga afër për shkak të pandemisë”, tha Ahmetaj, raporton EO.