Zbulo të panjohurën

“Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”, Kurti i han fjalët e veta, shkon bën fushatë me xhipa me xhama të zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur të kritikohet në opinion për lëvizjet e tij me vetura të blinduara.

Përderisa vite më parë Kurti kritikonte pushtetarët e atëhershëm se lëviznin me xhama të zi, atij po i përmendet deklarata ku thoshte se “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”.

Por veprimet që dikur i kritikonte, Kurti tani po i bënë vet. Shpeshherë ditëve të fundit në fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, por edhe tash për balotazh Kurti po del në fushatë me xhipa me xhama të zi e me shumë polic që e ruajnë.

Së fundmi me xhipa të, të hënën kryeministri Kurti ishte për ta mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Kadri Rahimaj.

Ai në tubimin e mbajtur në fshatin Koretin të Kamenicës u paraqit me xhipa të zi dhe i rrethuar nga truprojat.

E kjo video e tij u shpërnda nga shumë qytetarë të cilët ia kujtuan kryeministrit Kurti deklaratat e dikurshme.

Albin Kurti: “Ju e keni parë, kur politikanët zbresin te qytetarët me xhipa të blinduar e xhama të errësuar”

“Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani..”, kishte thënë Kurti.