Zbulo të panjohurën

Avokati Hooper: Nuk e pranoj asnjë kriter për burgosjen e Thaçit, duhet të aplikohet lirimi me kusht

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit në Gjykatës Speciale,David Hooper ka deklaruar se si në seancën e kaluar edhe këtë herë kërkon lirimin me kusht të Thaçit.

Ai tha se është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht dhe se duhet pasur parasysh nxjerrjen e plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion.

“Çështja është e rëndësishme duke pas parasysh mbajtjen në burgim të Thaçit. Në seancën e parë e thash se nuk e pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit që parashikohet në nenin 41.Kështu që në këto rrethana është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht, poashtu e kam thënë edhe në seancë e kaluar se modalitettet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim, pra gjëja apo çështja e parë është se duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion për ju z.gjykatës. Për sa i takon interes në çështjen në fjalë. Unë kam marrë vlerësimin e redaktuar të prokurorisë për një urdhër arresti e këto dokumentacione kanë redaktime të çuditshme. P.sh në paragrafin dy thuhet se duke pas parasysh nenet pastaj pjesa tjetër është redaktuar, pjesa e ligjit nenit e pastaj është redaktuar. Pra redaktime të tilla s’mund të justifikohen, jo vetëm kaq por referencat tregojnë sjelljen ose keqsjellje në llogari të Thaçit gjatë dokumentacionit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar dhe është një pjesë që duhet të diskutohet”, tha ai