Një zyrtar policor dyshohet se ka vrarë vajzën dhe më pas veten, shkruan Insajderi.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, i cili ka thënë se ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala përcjell Insajderi.org