Zbulo te panjohurën

Zyrtari i PDK-së, zbulon “takimin e fshehtë” të Hashim Thacit, Lushtakut e Kuçit (Foto)

Nga zhvillimet e mëdha politike, presidenti i Kosovës, mbeti nën hije. Hashim Thaçi i cili shpalli ditën e zgjedhjeve të parakohshme, nuk u pa shumë aktiv këtyre ditëve kur vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve.

Me kushtetutë, presidentit i ndalohet të shfaq prefereca politike, por Thaçi megjithatë nuk po mundet t’i rezistoj.

Gjatë të dielës ai është parë me figura të larta të PDK-së duke kaluar një pasdite në malet e Istogut. Ai është shoqëruar me nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçin dhe Sami Lushtakun.

Ndonëse kjo shetitje nuk është bërë publike nga protagonistët kryesorë, një gjë të tillë e bëri, Fail Nura, zv.ministër në detyrë i Drejtësisë.
“Sot vikendin në bjeshkët e Istogut, bashk më Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, Gjen. Sami Lushtaku, Prof. Hajredin Kuçi dhe miq të tjerë!”, ka shkruar Nura.