Zbulo të panjohurën

Bashkë në luftë, bashkë në paqe. Shala takon shokun e betejave

Ferat Shala, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarët në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Ai gjatë ditës ka pasur një takim me Shaban Bujupin, me të cilin kishin kaluar shumë kohë bashkë në vitet e vështira  për Kosovën.

Shala e Bujupi ishin bashkë në luftë dhe së bashku, sic ka thënë kandidati për deputet, do t’i fitojnë betejat e paqes.

Ky është postimi i Shalës.

Tregimi për Shaban Bujupin është çdo herë frymëzim e inspirim. Të rralla janë ato familje si e Shaban Bujupit që u vu e tëra në shërbim të luftës çlirimtare.

Gjatë tërë luftës kjo familje ishte e mobilizuar tërësisht, edhe me fuqinë njerëzore, edhe me ekonominë familjare.

Shaban Bujupit pak iu duk pushka e vet; ai shumë shpejt në luftë e mori edhe të birin – Besirin, si dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë por edhe të gjerë Bujupi.

Babë e djalë luftuan bashkë në çdo istikam, me nderë e heroizëm, deri në çlirimin e plotë të vendit.

Me Shaban Bujupin kemi fituar shumë beteja të luftës, ndërkaq bashkë do t’i fitojmë edhe betejat e paqes.

Ashtu siç ishim të bashkuar në luftës, sot jemi bashkë në procesin e mundimshëm të shtetndërtimit.