Zbulo të panjohurën

Bashkëluftëtari i Abedin Rexhës – Sandokanit rrëfen se si sulmuan forcat policore sot 23 vjet në Skenderaj

Gjatë tërheqjes së forcave serbe nga fshati Vojnike, ata vranë edhe civilë ku i vrarë mbeti edhe mësuesi Halit Geci.

Krejt cka ka mbetur jane muret

Por kjo ishte kulla e Abedin Rexhes ne te cilen u mor vendimi qe te behet sulmi i pare kunder forcave serbe.

E pikerisht 23 vjet me pare , ne kete vend kater persona sulmuan veturen me ushtaret serbë te cilet po patrullonin ne fshatin Vojnik te Skenderajt.

Hamit Ahmeti i cili ishte njeri nga pjesmarresit ne kete aksion e kujton gjithë ngjarjën.

Ahmeti shton se ky aksion i tyre kishte bërë që forcat serbe të dilnin menjeherë në këtë vend.

Në të njejtën kohë dikush ishte dërguar që ta lajmëronte komandatin Adem Jashari i cili nuk kishte vonuar dhe i ishte bashkuar përballjes.

E ata që gjendeshin në fshat kishin vazhduar betejen me policinë serbe nga një tjetër pjesë e fshatit.

E perderisa forcat serbe po terhiqeshin nga fshati Vojnik pas humbjes se betejes ata sulmuan civilet e pafajshem në fshatin Llaushë.

I vrarë gjatë tërheqjes së serbëve kishte mbetur mësuesi i këtij fshati, Halit Geci.

E një nga të fundit që kishte parë Halit Gecin ishte djali i tij Lulzimi.


E pikërisht ne varrimin e tij , me 28 Nentor, UCK kishte bërë edhe daljen e parë publike të saj.

Daut Haradinaj , Rexhep Selimi e Muje Krasniqi kishin dale para qindra te pranishmeve.

Lulzim Geci edhe pse thote se nuk kane ditur se UCK do të dilte publikisht për të parën herë në varrimin e babait të tij, tregon për ato momente të dhimbjes për të atin e të krenarisë për vendin.

E në Marsin e vitit që do vinte më pas, ndodhi edhe rënia heroike e Jasharajve ku e gjithë familja ishte përballur me forcat serbe.