Zbulo të panjohurën

Bedri Hamza e lë mbrapa Enver Hoxhajn me vota në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza, ka marrë më shumë vota në Mitrovicë se kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj.

Hamza në vendlindjen e tij ka marrë 4593 vota, ndërsa Enver Hoxhaj 4095 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar në Mitrovicë janë edhe Rrustem Musa me 3069 vota, Donjet Bislimi 2081 vota dhe Bekim Haxhiu me 1071 vota